Modelja Alesia Bami është një nga personazhet më të komentuara të showbizit shqiptar.
Prej kohësh atë e kemi parë në performancat e saj si velinë në emisionin “Stop” në televizionin “Klan”.
Gjithçka dukej në rregull, kur papritmas mbrëmjen e kaluar balerina bukuroshe nuk ishte krah Saimir Kodrës. Në vend të saj u shfaq Gloria Meshi, gjithashtu balerinë e modele.
Largimi i befasishëm i saj na shtyu të kërkojmë më shumë rreth arsyes që e ka detyruar Alesian të largohet nga ekrani i televizionit në fjalë.
Cila ishte dalja publike e fundit e saj?
Me një kërkim të lehtë, siç shumë prej jush edhe mund ta kenë ndjekur, këtë të martë, ajo ishte e ftuar emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.
E pyetur nga Bieta Sulo, moderatorja e emisionit, se cila është ëndrra e modeles, ajo u përgjigj duke qeshur:
“Pas baletit, aktrimi ka qenë një ëndërr për mua! Më pëlqen kinematografia që në vendin tonë nuk është shumë e zhvilluar, por mendoj që në qoftë se do jetë primare për mua, do iki!”
Siç u kuptua, Alesia dëshiron që t’i përkushtohet totalisht aktrimit tanimë duke qenë se siç ajo e theksoi në intervistë ka marrë përsipër shumë gjëra për të bërë dhe se në një farë mënyre i duhet të bëjë një zgjedhje.
Por a është kjo arsyeja e vërtetë pse nuk u shfaq mbrëmjen e kaluar në “Stop”, apo mos është ndonjë konflikt i mundshëm pas intervistës në emisionin konkurrent…
Ja një tjetër reagim nga Alesia! Ajo para disa orësh ka postuar disa foto dhe video në Instastory, në njërën prej të cilave shfaqet me një gotë verë në dorë, në një ambient me pishinë, ku duket se po shijon gjithçka!/iconstyle.al