Që vaksina kundër koronavirusit të ofrojë mbrojtjen e saj maksimale, duhet të jepet në dy doza, me një distancë kohore prej disa javësh. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, dozat në fjalë kërkohet të jenë në përputhje me njëra-tjetrën, pra e thënë ndryshe, të së njëjtës firmë vaksine. Një kusht i tillë po lobohet gjerësisht në SHBA, ku janë duke u shpërndarë vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna, si dhe në Angli, saktësisht me vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca.
Por çfarë ndodh ku në një situatë të pazakontë, dozat nuk janë të njëjta?
Në raste të rralla kur një lloj nuk është i disponueshëm, apo nuk dihet se cila vaksinë i është dhënë pacientit për herë të parë, zyrtarët deklarojnë zyrtarisht se është në rregull të jepet cilado vaksinë që është e qasshme për herë të dytë.
Më mirë një dozë e gabuar , apo një mbrojtje e pjesshme?
Ekspertët mendojnë se po, një dozë “e gabuar” është zgjedhje më pozitive sa i takon shëndetit të pacientit. Mirëpo pa bërë ndonjë studim, dozat e vaksinës nuk duhet të përzihen qëllimisht, sqaron Naor Bar-Zeev, ekspert për vaksina në Universitetin Johns Hokpins.
Sa i takon çështjes së vonesave në shpërndarjen e vaksinave, vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha të dielën se BE-ja do t’u kërkojë kompanive farmaceutike që të respektojnë kontratat të cilat kanë nënshkruar për furnizim me vaksina kundër koronavirusit.