Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë ndodh në rrugët e Tiranës? 546 denoncime nga qytetarët tek Policia Rrugore, ja çfarë është konstatuar

16:21 26/01/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pas aksidenteve në rritje, Policia Rrugore vijon me kontrollet e shtuara.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka zhvilluar kontrolle me dragera për të parandaluar drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur.

Në përfundim, 4 persona u arrestuan dhe 11 të tjerëve iu hoqën lejet e drejtimit.

Por, përveç kontrolleve në terren, policia vijon edhe bashkëpunimin me qytetarët, të cilët adresojnë ankesat e tyre ndaj shkeljeve të ndryshme.

Në platformat online të vëna në dispozicion të qytetarëve këtë javë janë bërë 546 denoncime.

Denoncimet lidhen kryesisht me drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi këmbësorëve; që parakalojnë në mënyrë të gabuar; drejtues mjetesh që pushojnë mjetet mbi trotuare, etj.

Pasi ka marrë denoncimet dhe ka bërë verifikimet, policia ka konstatuar:

• 387 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar;

• 14 mjete për shkelje të semaforit;

• 92 mjete për parakalim dhe pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit;

• 53 mjete për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre.

Më poshtë mund të shikoni videon e publikuar nga Policia, ku jepen pamjet e regjistruara gjatë aksioneve.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/505278536783307/

Njoftimi i plotë

“Komisariati Dixhital, 112-ta dhe adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, në dispozicion të qytetarëve, për të denoncuar paligjshmëri.

Krahas kontrolleve policore në terren, vijon bashkëpunimi me qytetaret, të cilët çdo ditë e më shumë adresojnë shqetësimet dhe ankesat e tyre, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe adresa të tjera zyrtare të vëna në dispozicion nga Policia e Shtetit.

Në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë denoncuar nga qytetarët 546 raste, për drejtues mjetesh që shkelin semaforin, që nuk u japin përparësi këmbësorëve në semafor apo në vendkalimin e tyre, drejtues mjetesh që nuk durojnë dot në radhë, por parakalojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe burim për aksidente rrugore, drejtues mjetesh që pushojnë mjetet mbi trotuare, në vendkalime këmbësoresh apo qëndrojnë në rresht të dytë dhe vende të tjera të rezervuara, duke shkaktuar shqetësime dhe konfuzion në trafik.

Duke vlerësuar shqetësimet dhe bashkëpunimin me qytetarët në funksion të rregullit dhe sigurisë, efektivet e Policisë Rrugore dhe ata të patrullave të përgjithshme në të gjithë vendin, kanë verifikuar dhe proceduar në çdo rast që janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor vetëm përgjatë kësaj jave, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ankesave të tyre, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht:

• 387 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar;

• 14 mjete për shkelje të semaforit;

• 92 mjete për parakalim dhe pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit;

• 53 mjete për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e manifestuar dhe fton sërish cilindo që konstaton apo ndeshet me paligjshmëri, jo vetëm në fushën e qarkullimit rrugor, por për çdo veprim tjetër qe është i dënueshëm, të denoncojë në Komisariatin Dixhital, në numrin 112 e në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm ligjor.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: denoncimePolicia rrugoreshoferet

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

Nga lirimi i Dokles tek shëtitja e Dajtit në ish-Bllok, ministres Gjonaj i kërkohet interpelancë urgjente

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English