Çfarë do të ndodhë? Ardit Gjebrea tregon fatin e programit “E Diela Shqiptare”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej vitit 2002 programi “E Diela Shqiptare” ka gozhduar publikun shqiptar para ekranit. Dhe transmetimi i këtij emisioni do të vijojë për të paktën 3 vite të tjera.

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, postoi një foto në Instagram ku pozon krah pronarit të “TV Klan”, Aleksandër Frangajt.

Ai jep njoftimin e veçantë për programin që drejton, pasi shkruan se kontrata është rinovuar.

“Sapo nënshkruam – “E Diela Shqiptare” deri në 31 korrik 2022! Prej 17 vitesh, pjesë e familjes ‘Klan’, një bashkëpunim dhe mirëkuptim perfekt”, thuhet në mbishkrimin e postimit të Gjebreas.

Programi “E Diela Shqiptare” ka një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live, ndërsa brenda tij përfshihen rubrika të veçanta si, “Shihemi në gjyq”, “Ka një mesazh për ty”, “BE Coffee” apo “Telebingo Shqiptare”.

iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento