Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë di Suedia që po vepron ndryshe nga e gjithë bota në këtë situatë pandemie?

19:59 30/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Teksa njëra pjesë e Europës është paralizuar nga COVID-19, ka disa shtete që duket se po e menaxhojnë shumë mirë situatën, siç është Suedia që në fakt po bën të kundërtën e vendeve të tjera.

Suedia nuk ka mbyllur kufijtë, as shkollat ​​e saj, as bizneset, nuk ka kufizuar as mbledhjet me më shumë se dy persona siç ndodh në SHBA apo Gjermani.

Ky vend po tregon një qasje të ndryshme ndaj koronavirusit, nga të gjithë faktorët e tjerë ndërkombëtarë, duke i besuar publikut në marrjen e masave vullnetare, pra më të buta për të frenuar përhapjen e virusit.

Epidemiologu kryesor i Agjencisë së Shëndetit Publik, Anders Tegnell, tha për CNBC se megjithëse strategjia e vendit të tij për të luftuar virusin ishte e ndryshme, qëllimi ishte i njëjti.

“Mendimi im është se në thelb të gjitha vendet evropiane po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë. Ne po përpiqemi të ngadalësojmë përhapjen sa më shumë që të jetë e mundur për të mbajtur shëndetin dhe shoqërinë të funksionojë dhe ne kemi treguar disa metoda të ndryshme për të ngadalësuar përhapjen”.

Ai shtoi gjithashtu se Agjencia e Shëndetit Publik i kishte sqaruar popullatës pse duhet distancimi social dhe deri tani kjo po funksionon në mënyrë të arsyeshme.

Deri tani Suedi ka 3,700 raste të konfirmuara me koronavirus dhe ka regjistruar 110 viktima.

Në vendet e tjera, ku janë marrë masa më të rrepta situata paraqitet shumë më e rënduar.

Në Itali, epiqendra e shpërthimit të virusit në Europë ka pothuajse 100 mijë raste dhe mbi 10 mijë vdekje, kurse Spanja, vendi i dytë më i goditur në Europë, ka rreth 80 mijë raste të konfirmuara dhe 6,500 vdekje.

“Prirja në Suedi është më pak e pjerrët se në shumë vende dhe kjo është pikërisht ajo që ne po përpiqemi të arrijmë”, tha Tegnell, duke shtuar se sondazhet e opinioneve tregojnë se publiku suedez ishte përgjithësisht në favor të qasjes së agjencisë.

Pra, vetëndërgjegjësimi publik!

Këtë fundjavë, kryeministri Stefan Löfven tha se izolimi i Stokholmit mund të ndodhë nëse përhapja përkeqësohet, por që masa të tilla nuk po diskutohen aktualisht.

Qeveria e Suedisë ka insistuar te puna në shtëpi kur është e mundur, duke shmangur lëvizjet dhe të moshuarit këshillohen të shmangin kontaktet sociale.

Restorantet, baret, kafenetë dhe klubet e natës u është thënë të ofrojnë vetëm shërbim të tryezave të ulura, teksa që nga e diela, tubimet e më shumë se 50 njerëzve janë të ndaluara.

Si e tillë, në krahasim me kudo tjetër në Europë, jeta në Suedi duket jashtëzakonisht normale, thonë banorët e Stokholmit.

Por, pavarësisht të gjithave, ekonomia e Suedisë nuk do të shpëtojë nga kriza ekonomike që ka kapur gjithë botën, teksa javën e kaluar, Swedbank parashikoi që ekonomia do të tkurrej me 4% në vitin 2020.

“Rënia në ekonominë suedeze është më e gjerë dhe më e shpejtë sesa gjatë krizës financiare. Papunësia do të arrijë në 10% tashmë deri në verë, përkundër stimulimit të paprecedent fiskal”, tha Swedbank.

Javën e kaluar, qeveria njoftoi një paketë ndihme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke thënë se do të garantojë 70% të kredive të reja që bankat u japin kompanive që po përjetojnë vështirësi financiare për shkak të virusit dhe po ashtu, qeveria uli përkohësisht kontributet e sigurimeve shoqërore dhe prezantoi mbështetjen e qirasë ndaj ndërmarrjeve.

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Raporti fantastik në Kosovë: 106 të infektuar nga COVID-19 dhe vetëm një viktimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.