Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Çështja Bechetti”, PD depoziton zyrtarisht kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor

13:34 01/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Grida Duma ka njoftuar se ditën e sotme Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, për çështjen Becchetti.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, ka dalë në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit  ku dhe ka thënë se dëmi ekonomik që sot duhet të paguajnë shqiptarët është për shkak të nisjes së kësaj çështje si “një hakmarrje politike” e kryeministrit Rama. Gjithashtu ajo ka shtuar se komisioni ka në fokus kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë dhe institucioneve shtetërore sa i përket këtij dëmi.

“Opinioni publik është i mirënjohur me çështjen “Beccheti” dhe dëmin që i ka shkaktuar vendimet e gjykatave ndërkombëtare të Arbitrazhit prej mbi 120 milionë euro që shqiptarët dhe Shqipëria duhet t’i paguajnë një kompanie private.

Komisioni ka në fokus kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë dhe institucioneve shtetërore sa i përket këtij dëmi.

Mendoni në këtë gjendje që është Shqipëria sot dhe duhet përsëri të paguajë një borxh tjetër prej 120 milionë eurosh. Për çfarë? Për një sagë që nisi që në 2015-ën si një sagë hakmarrje politike.

Nisi 2015-ën ndaj një media që bënte opozitë ndaj kryeministrit Rama. Nisi sepse ishte ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit. Dhe nëse kujtoheni ju ishte ndër të paktat media që në atë rast edhe publikoi dasmën luksoze të Veliajt.

Këto janë vetëm disa ilustrime për t’ju kujtuar sagën prej 2015-ës dhe deri sot se si nisi kjo çështje për politikë dhe hakmarrje politike dhe sot rezulton në tre dëme të mëdha të demokracisë dhe ekonomisë; dëmi i prishjes së një investimi të huaj, dëmi i shkatërrimit të fjalës së lirë dhe mediave opozitë dhe dëmi ekonomik që është shumë i madh, mbi 120 milionë euro që shqiptarët tani me pasuritë e tyre jashtë vendit apo brenda janë të detyruar ta paguajnë.

Pa dyshim që të gjitha veprimet dhe mosveprimet që kanë çuar në këtë fitim të çështjes nga ana e kompanisë private, përfshin brenda atë që është shkelja e disa momenteve që ky Komision Hetimor duhet të nxjerrë.

Nëse kujtoheni ju, vlen ta kujtojmë sërish, kryeministri Rama edhe në kohën kur çështja ishte gjatë gjykimit nuk bënte gjë tjetër, përveçse bërtiste publikisht dhe mendoni me staturën e një kryeministri, ndërsa çështja po gjykohej në sistemin e drejtësisë, duke influencuar politikisht mbi këtë dhe duke influencuar mbi atë drejtësinë që gjykojmë sot që duhet të jetë drejtësia e re që po ndërtohet dhe që duhet të jetë në paanshmëri. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet që janë 120 milionë dhe për të mbyllur një sagë tjetër që është, dikush shkel, korrupton dhe bën presion, dhe shqiptarët paguajnë, pikërisht se duhet mbyllur kjo, ky Komision Hetimor, ne si grup parlamentar dhe anëtar të këtij komisioni, duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe që dëmin në fund, duke iu drejtuar drejtësisë me këto fakte që ky komision duhet të nxjerrë duhet më në fund të mos e paguajnë shqiptarët që nuk kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë dhe me vetëdije, por edhe me paaftësi, këtë çështje që i shkon sot shqiptarëve 120 milionë euro dëm”, tha Duma.

Etiketa: depozitoneditor-choicekomisionin hetimorpd

Të lidhura

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës
Aktualitet

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK ka sekuestruar telefonin celular të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste. Kryebashkiaku...

11:09 15/05/2025
Para
E trishtë/ Ndërron jetë nga COVID-19, 24-vjeçarja shqiptare në Turqi

E trishtë/ Ndërron jetë nga COVID-19, 24-vjeçarja shqiptare në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.