Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çelja e negociatave me kushte për Shqipërinë, zbardhen debatet në Bundestag

09:30 27/09/2019
Reading Time: 3 min lexim

Të enjten e 26 shtatorit Bundestagu miratoi pas një debati rreth gjysmë ore, rezolutat për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Për Maqedoninë e Veriut votuan 465 deputetë pro nga 603 deputetë, ndërsa përsa i përket Shqipërisë, nga 599 deputetë, 395 votuan pro dhe 188 kundër dhe 16 abstenuan, shkruan “DW”

Ishin liberarët e FDP që bënë diferencën, pasi votuan pro Maqedonisë së Veriut dhe kundër Shqipërisë.

Të gjelbrit ndërkohë, siç kishin deklaruar më parë, dhanë votën e tyre pro Shqipërisë, por nuk ishin dakort me kushtet shtesë.

Florian Hahn, zëdhënësi i grupit parlamentar të CDU/CSU për Europën, pasi lëvdëroi përpjekjet e këtyre dy vendeve për reformat, diferencoi Shqipërinë, duke theksuar krizën e brendshme politike, korrupsionin, por edhe “mallin për Shqipërinë e Madhe”, siç e quajit ai.

Më tej ai shtroi se Shqipëria nuk duhet lënë vetëm, pasi BE do të humbte një rast historik nëse i kthente shpinën vendit tonë.

Shumë i shpër në fjalën e tij ishte deputeti i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazin. Ky i fundit kritikoi për arrogancë Bundestagun, duke thënë se me kushtet e reja, kanë ndërhyrë në poltikën e brendshme të Shqipërisë.

Ndërkohë Peter Beyer nga CDU nuk i kurseu kritikat. Ai kërkoi dënimin e zyrtarëve të lartë, ndërsa vlerësoi ngritjen e tryezës për  reformën zgjedhore.

Më tej Beyer u ndal te dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se ishte shumë pak nga ajo që kërkoi prokuroria dhe nuk gënjehen dot me këtë gjë.

Edhe gjatë mbledhjes të martën, të CDU/CSU, pati shumë kritika për imazhin e Shqipërisë, përsa i përket përfshirjes së shqiptarëve në struktura të krimit të organizuar.

Siegbert Droese nga AFD tha se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk është gati për anëtarësim.

Ndërsa Liberat votuan pro Maqedonisë së Veriut dhe kundër Shqipërisë, duke parashtruar edhe një rezolutë, që vendin tonë t’i çelen negoiatat kur të ketë plotësuar pjesën më të madhe të kushteve.

Mirëpo kjo rezolutë u refuzua nga shumica e Bundestagut.

E majta nga ana tjetër vendosi të abstenojë, si për Shqipërinë, si për Maqedoninë e Veriut.

Në rezolutën për Maqedoninë e Veriut u kërkua konsolidimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore.

Gjithashtu Bundestagu do të ketë të drejtën për të komentuar, nëse konstaton se kushtet për hapjen e kapitujve negociues nuk janë përmbur.

Ndërsa për Shqipërinë kushte themelore janë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, si dhe miratimi i një ligji për garantimin e një financimi transparent të partive gjatë fushatave zgjedhore.

Kjo është konferenca e parë e pranimit, që kërkohej nga qeveria gjermane për të miratuar negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Europian më 17 dhe 18 tetor 2019.

Po sipas rezolutës, konferenca e dytë, e cila hap kapitullin e parë për anëtarësim përmban shatë kushte të tjera që janë:

1) implementimi i reformës zgjedhore;

2) hapja e ndjekjeve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve që nga Vetting-u janë akuzuar për vepra të dënueshme penalisht;

3) çelja e procedimeve nga prokuroria, dhe eventualisht nga gjykatat, kundër personave që kanë pasur lidhje me shitblerjen e votave;

4) përparime solide në luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe zyrtarë dhe politikanë të lartë. Këtu hyjnë hetime proaktive gjegjësisht ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

5) Funksionimi i strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK)

6) Përparime në reformën zgjedhore, duke përfshirë edhe verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke pasur parasysh edhe akuzat për parregullsi.

7) Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019;  në rast se zgjedhjet duhet të përsëriten, atëherë ato duhet të  mbahen mbi bazën e ligjit  të ri zgjedhor.

Etiketa: bundestagukushtenegociatatShqiperia

Të lidhura

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik
Aktualitet

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Një grup i strukturuar kriminal që operonte përmes një platforme të rreme investimesh online është goditur nga një operacion ndërkombëtar...

20:20 13/05/2025
Para

Të dytët pas Rumanisë, 40% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.