Bushati: Rama i vendosur për masakër elektorale, Basha bën idiotin e dobishëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari Andi Bushati paralajmëron se Rama është “i vendosur për të bërë masakër elektorale”. Sipas Bushatit, ndërrimi i pushtetit nuk është problem, por problemi është rruga që po ndiqet.

“Situata është e qartë,nga njëra anë kemi Ramën të vendosur për masakër elektorale dhe Bashën që bën idiotin e dobishëm, dhe hiqet sikur nuk e kupton që masakra po ndodh para syve të tij. Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, nëse pushteti ndërrohet nuk do përbëjë problem, problemi është se rruga që po ndiqet, është masakër.

Ndryshimi rregullave të lojës është se Rama në 2013 ka ardhur në pushtet me koalicion, tani nuk le PD dhe LSI që të koalicionohen se do të kalonte në opozitë. Ai thotë:’mua kështu nuk më del loja, po e prish’. Ky është ndryshimi i madh”, tha Bushati.

 

Shpërndaje
Share.

Komento