Burri vrau gruan te dyqani i metrazheve në Durrës, flet dëshmitarja: Ishte njeri i qetë, ajo që ndodhi na lemerisi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë u regjistruar sot në Durrës, ku 63-vjeçari Ruzhdi Tosuni, vrau gruan e tij, Hajdie Tosuni.

Krimi ndodhi në dyqanin e metrazheve, ku ata ishin pronarë, në afërsi të Pallatit të Sportit.

Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se 63-vjeçari e ka goditur gruan me metrin metalik.

Skena e rëndë është parë nga kalimtarët e shumtë që ndodheshin në rrugë në atë moment.

Menjëherë pas krimit, Ruzhdiu uli qepenin e dyqanit dhe lajmëroi policinë.

Efektivët që e shoqëruan e pyetën për arsyet e krimit, ndërsa 63-vjeçari u përgjigj se gruaja i kishte sjellë shpirtin në majë të hundës.

“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”, mësohet të ketë thënë autori i krimit.

Personat që njihnin çiftin, janë shprehur se ata ishin të qetë.

Njëra nga klientet e dyqanit, në një rrëfim për “Iconstyle.al”, është shprehur se autori ishte një njeri i qetë dhe si çift ka qenë i respektuar.

“Burri i zonjës ishte njeri shumë i qetë. Të paktën unë që i njihja prej 10 vjetësh, kanë qenë një familje e qetë. Por ajo që ndodhi aty na lemerisi të gjithëve. Si çift ka qenë i respektuar dhe të mirëprisnin në biznesin e tyre. Çdo ditë i shikoja bashkë”, u shpreh dëshmitarja.

Shpërndaje
Share.

Komento