Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik -shtator

08:16 27/12/2024
Reading Time: 2 min lexim
Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik -shtator

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat administrative mbi punësimin (punonjësit e deklaruar në tatime me sigurime) tregojnë se në sektorin privat numri i të punësuarve u zgjerua me bazë vjetore vetëm 1.8 për qind në 3-mujorin tretë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e tretë të vitit ishin të punësuar 568 mijë persona ose 10,486 më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhe (1.8 % më shumë). Nga ana tjetër numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 180,382 mijë ose vetëm 1307 persona më shumë se tremujori i tretë 2023 (rritje 0.7%).

Sakaq INSTAT nuk ka publikuar këtë vit asnjë të dhënë mbi punësimin nga Anketa së Forcës së Punës që është edhe treguesi zyrtar i papunësisë.

Të dhënat administrative mbi punësimin tregojnë se, zhvillimet në tregun e punës kanë qenë të vakëta, por ato nuk japin hollësi mbi sektorët e ekonomisë.

Vitin e kaluar në tremujorin e tretë punësimi me të dhëna administrative ishte zgjeruar me 3 për qind (16,000) në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Burimet nga tregu pohojnë se punësimi është përfshirë në ristrukturim të fortë vitin e fundit, ku ka rritje të papunësisë në zonat urbane si rrjedhojë e mbylljes së shumë aktivitete fason dhe linjat call- center.

Rënia e euros ka dobësuar rëndë fitimet në sektorin e prodhimit. Të dhënat e fundit mbi PBB-në që i takojnë tremujorit të tretë të vitit treguan rënie të fortë të prodhimit në sektorin bujqësor dhe atë të industrisë.

Rënia e vlerës se euros në mënyrë sistematike vitet e fundit nga rreth 123 lekë mesatarisht në vitin 2021 këtë në më pak se 99 lek aktualisht shkaktoi humbje të konsiderueshme për sektorin e prodhimit dhe sidomos bizneset eksportuese.

Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimin, shitjen dhe pagat.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2024, indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë pësoi rënie me 21%.

Në vështirësi nuk janë vetëm fabrikat fason, por e gjithë industria që prodhon mallra dhe shërbime për eksport, të tilla se linjat agro-ushqimore, industria automative dhe sektori call -center./ Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: punesimturizmi

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Fondet për bujqësinë shkurtohen me 5%

Fondet për bujqësinë shkurtohen me 5%

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English