Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari ditën e sotme ishte i ftuar në studion e emsionit “Fax News”, ku ka diskutuar në lidhje me situatën politike dhe krizën energjetike që do të përfshijë vendin tonë. Gjatë intervistës ai hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama ku tha se i kaloi OSHEE-së 200 milionë euro për interesat e tij personale.
Sipas Brahimllarit në Shqipëri nuk ka krizë të energjisë por një keqmenaxhim të qeverisë e cila sipas tij duhet të largohet. Ai gjithashtu përkrahu edhe protestat e organizuar nga shoqëria civile për rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera të shportës.
“Ne kemi të bëjmë me një qeveri dhe një kryeministër të papërgjegjshëm. Para një jave deklaroi se do të rriten çmimet duke krijuar panik tek qytetarët dhe tek biznesi.
Një kryeministër me një komunikim të tillë dekurajon bizneset dhe qytetarët , ndërsa dje doli deklraoi se nuk do të ketë rritje cmimesh po do të ketë një paketë 200 milionë euro për të përkrahur OSHEE. Në fakt ne kemi thënë që nuk është krizë të energjisë elektrike por kemi të bëjmë me një kolaps mis KESH dhe OSHEE.
Kryeministri përdori një gjuhë të ashpër për një arsye për ti kaluar më shumë fond OSHEE me qëllim që të vazhdojë për interesat e tij personale. Ne kemi të qartë që kjo nuk është një krizë të energjisë por kjo vjen për shkak të keqmenaxhimit paaftësisë por edhe të përdorimti në mënyrë jo të saktë të fondeve publike në këto institucione për interesat personale të Ramës.
I kemi bërë thirrje organeve kopetente që të hetojnë këto dy institucione KESH dhe OSHEE, sepse me një të dhënë që kemi tregon qartë skemën e manipulimit. Në muajin korrik-gusht dhe javën e parë të shtatorit, Shqipëria ka eksportuar energji për arsye se kuotat në Fierzë kanë qënë në kuotën maksimale duke eksportuar energji për një vlerë shumë tmë të ulët se çmimi i tregut.
Në të njëjtën periudhë OSHEE blen energji nga jashtë me energji më të lartë se KESH-i, pra ky produkt nuk shkon për konsum të brendshëm por ky konsum kalon në treg shesin-blenë duke lënë hije dyshimi për abuzim të fondeve publike. Dje Rama konfirmoi atë që ka thënë LSI-ja pasi kjo nuk është një krizë si pasojë e energjisë por vjen si pasojë e kolapsit financiar për shkak të hajduterisë dhe keqmenaxhimit.
LSI ka qenë e qartë që në momentin kur kryeministri krijoi panik duke thënë se do të kete rritje cmimesh. Nga ana tjetër le të jemi të qartë , nëse ka krizë që vjen për shkak të cmimeve, opozita luan rol për të prezantuar një platformë, kjo është një krizë për keqmenaxhimit skemi cfarë platforme të propozojmë ne.
Ai duhet të largohet, pasi pa reagimin e LSI-së ai reagoi dhe i kaloi 200 milionë euro OSHEE dhe ti fus në xhepin tim. Arsye përse e ka kaluar sektori energjitik në emergjencë ka të bëjë me faktin që të kalojë fonde të tilla në menaxhim të OSHEE dhe për të rritur borxhin me qëllim që këto ti përdorë për interesat e tij personale, për të mbushur gropën e zezë që ka në buxhetin e shtetit për shkak të PPP klienteliste. Rama ka merak për oligarkët.
Qytetarët duan rritje pensionesh dhe pagash, ky thotë “një qeveri e keqe rrit pagat”. Gjatë këtyre viteve nuk është bërë asnjë investim asnjë hidrocentaral të ri për të mundësuar konsumin e brendshëm por edhe me humbjet në rrjet që ka sistemi energjitik. Nuk ka investime në prodhim që të krijojë mundësi për konsumatorin që të mbulohen më pas edhe humbjet e energjisë në rrjet.
Rama kur nuk e bëri deri tani nuk ka për ta bërë ndonjëherë , ai ka qëllim që të rritë cmimin e energjisë dhe të karburantit nafta dhe gazi. Edhe buka është rritur edhe sproduktet e shportës, por këto nuk i interesojnë kryeministrit i cili mbyll gropën në buxhetin e shtetit që ka për shkak të PPP klienteliste.
Ky fondi 200 milionë euro duhet të ketë transparencë sepse atë faturë të energjisë elektrike qytetarët e paguajnë që OSHEE të kenë fondin e tyre rezervë për të paguar kriza të energjisë. Një qeveri e papërgjegjshme planifikon planin cfarë do ndodhë në 2021 në 2022 kjo është përgjegjësi e dy instuticine OSHEE dhe KESH-it që fondet publike mos shkojnë për këto dy institucione.
Vendi prej viteesh nuk drejtohet në mënyrë të përgjegjshme i cili nuk është për qytetarët e tij, por për interesat e tij personale. Ai le të dalë në teren dhe të shikojë cfarë bëhet në bashkitë e tjera të vendit, por ai jeton në luksin kryeministror. Ai nuk e kupton cdo të thotë të shkojë gazi 90 lek apo nafta 180 lek ai nuk e kupton sepse nuk i kan hedhur ndonjëherë naftë vetë”, tha Brahimllari.