Bota është përulur nga një mikrob i vogël, çfarë na ka mësuar Covid-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjenevë- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi qeveritë në të gjithë botën në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetit se ata duhet ta trajtojnë virusin me respektin dhe vëmendjen që meriton.

Dr.Tedros shprehet se ky është një armik i rrezikshëm, me një kombinim të rrezikshëm të veçorive: efikas, i shpejtë dhe fatal.

“Mund të funksionojë në errësirë, të përhapet në heshtje nëse nuk po i kushtojmë vëmendje, atëherë papritmas shpërthen nëse nuk jemi gati. Dhe lëviz si një zjarr i egër. Ne kemi parë të njëjtin model të përsëritur në qytete dhe vendet në mbarë botën, “u shpreh më tej.

Drejtori ekzekutiv i OBSH, Tedros Ghebreyesus

Ghebreyesus u shpreh se nëse virusi është duke na mësuar ndonjë gjë ajo është “përulësia.”

Sipas tij, gjashtë muaj më pare ishte e pakonceptueshme për shumë prej nesh se qytetet më të mëdha në botë do ‘të binin’, që dyqanet, restorantet, shkollat dhe vendet e punës do të mbylleshin, që udhëtimet globale do të ‘ngrinin’, që thjesht shtrëngimi i duarve mund të jetë kërcënuese për jetën.

“Bota është përulur nga ky mikrob i vogël.Ndikimet në shëndetin e pandemisë shtrihen përtej sëmundjes dhe vdekjes së shkaktuar nga vetë virusi. Rregullimi i sistemeve shëndetësore kërcënon të heqë progresin me dekada kundër vdekjes së nënave dhe fëmijëve, HIV-it, malaries, tuberkulozit, sëmundjeve jo të komunikueshme, shëndetit mendor, poliomielitit dhe shumë prej kërcënimeve më urgjente për shëndetin, “tha Dr. Tedros.

Disa ditë më parë OBSH bëri një deklaratë të papritur, duke u shprehur se kziston mundësia që koronavirusi t’i shtohet listës së epidemive dhe në vend që ta zhdukin, shoqëritë mund të mësojnë të jetojnë me të.

LEXO: Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo trazoi ujërat me deklaratën e fundit 

4.8 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19 deri tani dhe mbi 317,000 njerëz kanë vdekur.

Shpërndaje
Share.

Komento