- Reklamë -spot_img
13.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet"Bosi" i inceneratorëve i pagoi hotelin në Itali, detajet nga udhëtimi luksoz...

“Bosi” i inceneratorëve i pagoi hotelin në Itali, detajet nga udhëtimi luksoz i Etleva Kondit

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme është zbardhur dosja e SPAK për inceneratorin e fierit ku së fundmi ka ngritur akuza për 11 të proceduar.

Prokuroria ka zbardhur dhe udhëtimet e të akuzuarve, të cilat janë paguar nga pronari i inceneratorit Klodian Zoto.

Etleva Kondi, anëtarja e komisionit të dhënies së koncesionit, ka përfituar gjithashtu udhëtime dhe pagesa nga Klodian Zoto.

Anëtarja e komisionit të dhënies së koncesionit ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Romës me datë 26 shkurt 2016. Ajo së bashku me të bijën qëndruan në të njëjtin hotel me Mirel Mërtirin. Në dosjen e spak thuhet se për to, janë paguar 840 euro.

Ndërsa është kthyer për Rinas dy ditë më vonë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Arenc Myrtezanin. Ky i fundit është emëruar më vonë administrator i shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit.   Etleva Kondi pasi  bëri “kërdinë” në çështjen e inceneratorëve, Kondi kërkoi që të ndryshohet masa e sigurisë që është vendosur ndaj saj.

Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për  miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Aktualisht Etleva Kondi ndodhet në arrest shtëpie, teksa po bën përpjekje dëshpëruese për një masë më të butë sigurie.

Vlen të theksojmë se Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve tek inceneratori i Fierit, ka marrë prej tij 2250 euro për të parë ndeshjen në Torino, mes Juventusit dhe Barcelonës.

Një tjetër pagesë, biznesmeni Dervishaj e ka përfituar dhe për një udhëtim që ka kryer në Izrael me vajzën e tij. Ka qëndruar në hotel Kroun Plaza tel Aviv dhe pagesat u kryen nga llogaria bankare e Klodian Zotos me një vlerë prej 1920 eurosh.  Vlen të theksojmë se Etleva Kondi është një person kyç në mega-aferën e inceneratorëve, ku emri i saj ishte pjesë e listës me 9 persona për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj