Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Borxhe të tjera në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, Kurum kërkon në Arbitrazh 100 mln euro dëmshpërblim (Faturat)

19:41 27/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria do të përballet me një çështje të ngritur në arbitrazhin ndërkombëtar.  Padia e fundit është bërë  nga kompania Kurum, e cila ka patur përpara disa muajsh koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, tashmë kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim.

Prej shumë vitesh qeveria jonë ka pësuar humbje të një pas njëshme të padive të  ngritura ndaj saj . Vetëm në vitin që lamë pas fatura që ka paguar shteti shqiptar për Arbitrazhin I kap vlerat e mbi 153 milionë lekëve.  Le të sqarojmë këtu që kur kjo faturë po vjen në trend rritës dhe po me këtë ritëm po vjelë para nga xhepat e qytetarëve.  Sipas të dhënave të publikuar në raportin e buxhetit faktit 2019, vlera totale e vendimeve të Arbitrazhit të paguara nga buxheti i shtetit rezultoi në masën rreth 153.37 milion lekë. Nga këto:

 “95.83 milion lekë, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për likujdimin e faturave të shërbimeve juridike dhe kostot paraprake administrative, për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar.

 2.38 milion lekë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove fillestare të arbitrazhit ndërkombëtar.

 55.16 milion lekë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për pagesën e shërbimeve juridike, kostot administrative dhe kostot e aplikimit, për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar”, tregon raporti.

Sigurisht që këto janë para të marra nga qytetarët për teka te qeverisë. Le të rikujtojmë një nga rastet ku qeveria shqiptare pagoi një shumë të majme për prishje hesapesh. Së fundmi qeveria ka humbur edhe gjyqin me Françeso Becchettin. Vendi ynë ndodhet në krizë për shkak të pandemisë, por duhet t’i paguajmë 110 milionë euro biznesmenit Italian. Shteti shqiptar kërkoi njëherë rishqyrtim të çështjes por kjo gjë I kushtoi më shumë, pasi gjykata vendosi pas hetimeve që shumën e mësipërme qeveria duhet t’ia paguaj menjëherë  paditësit.

Gjithashtu, Shqipëria humbi përpara disa muajve një tjetër çështje me kompaninë “Hydro Srl” në po këtë gjykatë në Washington, duke i rënduar buxhetit të shtetit një faturë prej 109 milionë Eurosh.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto shuma marramendëse vetëm pak ditë më parë ka mbërritur qershia mbi tortë. Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

Çështja është regjistruar më 23 Shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investime në Washington, nga shoqëria “Durrës Kurum Shipping”, “Durrës Container Terminal” dhe dy investitorë të tjerë të këtij terminali.

Sipas padisë të dërguar tashmë pranë gjykatës  palët  i kërkojnë vendit tonë një shumë dëmshpërblimi prej 100 milionë Eurosh për prishjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Beteja ligjore mes dy palëve është zhvilluar edhe në Shqipëri, por kompania koncesionare ka humbur procesin gjyqësor dhe tashmë i është drejtuar një gjykate ndërkombëtare. Kështu tregon revista  “Global Arbitration Review”, media e specializuar në këto çështje.

Kompania Kurum lidhi kontratë në Qershor të vitit 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike për të marrë të drejtat ekskluzive të operimit në terminalin e kontenierëve për 35 vjet. Në kontratën fillestare thuhej se , vlera e investimit në këtë terminal sipas kontratës duhet të ishte 32.5 milionë Euro dhe ndërsa çdo vit duhet t’i paguante autoriteteve publike 2% të të ardhurave nga shfrytëzimi i Portit të Durrësit. Por kjo pikë është prishur çka automatikisht taksapaguesit shqiptarë detyrohen të dëmshpërblejnë Kurum për hesap të qeverisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Efekti befasues! Ja si e ndryshoi pandemia cicërimën e zogjve

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English