- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetBordi i Transparencës cakton çmimin e ri të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimin e ri të karburanteve

- Reklamë -spot_img

Vazhdon sërish ‘loja’ e Bordit të Transparencës duke ulur çmimin e naftës, por sërish duke mos reflektuar çmimin e bursës.  Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të tregtohet  për 232 lekë, benzina për 224 lekë ndërsa gazi për 100 lekë/ litri.

Theksojmë se aktualisht në bursë çmimi i naftës është 102 dollarë për fuçi.

Theksojmë se “Gazeta Reforma” vazhdimisht ka bërë krahasimin midis çmimit të naftës në bursë dhe atij që është vendosur herë pas herë nga Bordi i Transparencës në vendin tonë.  Kemi konstatuar me anë të vlerave krahasuese, se çmimi i vendosur nga Bordi i Transparencs nuk e ka reflektuar çmimin me të cilin nafta shitet në bursë.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

220 Lekë/litri për gazoilin;
212 Lekë/litri për benzinën;

88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

232 Lekë/litri për gazoilin;
224 Lekë/litri për benzinën;
100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë