- Reklamë -spot_img
6.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetBordi "fle gjumë" teksa çmimi i karburanteve në bursë ka rënë ndjeshëm,...

Bordi “fle gjumë” teksa çmimi i karburanteve në bursë ka rënë ndjeshëm, reagon ashpër Konfindustria

- Reklamë -spot_img

Teksa çmimet në bursat ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm, Bordi i Transparencës në vendin tonë nuk ka dalë me një vendim të ri.

Mosulja e çmimeve të karburantit në fillim të këtij viti është shoqëruar me ankesa nga Konfindustria. Me një reagim për mediat, Konfindustria thotë se shpreh keqardhje, që Bordi i Transparencës nuk ka ndërhyrë ende për të ulur çmimin e karburanteve.

Gjithashtu thekson se çmimi në bursat ndërkombëtare kanë rënë ndjeshme dhe kjo duhej të reflektohej edhe në Shqipëri.

Bazuar në të dhënat e fundit, Konfindustria bën me dije se çmimi i karburantit duhet të tregtohet me 183 lekë/litër dhe jo me 200 saç është aktualisht.

Njoftimi i Konfindustrisë:

Bashkangjitur njoftimi per shtyp ne te cilin  Konfindustria rishpreh shqetësimin për vazhdimin e mosndërhyrjes në vazhdimësi të Bordit të Trasparencës edhe gjatë fillmvitit 2023 për uljen e cmimit të karburanteve në tregun vendor. Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare cmimi i naftës ka rënë me shpejtësi, duke u përafruar ndjeshëm kuotave më të ulta të vitit 2022.

Mbështetur në vlerësimet krahësuese me bazë vjetore, cmimi i shitjes me pakicë të produktit “naftë/diesel” në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 183 lekë/litër. Ndërkohë, prej mëse 2 javësh cmimi i naftës në tregun shqiptar është në kufijtë e pothuaj 200 lekë/litër. Kostot e mësipërme shtesë për qytetarët dhe bizneset arrijnë në vlera miliona dollarë $.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj