Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin se 20 mijë fëmijë të lindur në 6 muajt e parë të këtij viti kanë përfituar nga bonusi i bebes.
Ndër të tjera kryeministri në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan se ata prindërit kanë përfituar 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë për fëmijën e tretë.
“20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan kryeministri
Gjithashtu Rama thotë se që prej miratimit të ligjit për bonusin e bebes në vitin 2019, kanë përfituar gjithsej 91.380 fëmijë të porsalindur. Pra sipas tij që nga momenti që nisën programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë. 91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej vitit 2019, kur nisëm programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri