“Bombardimet e NATO-s gjenocid ndaj serbëve”, flet zv/ministrja e shkarkuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas shkarkimit nga kryeministri Ramush Haradinaj nga posti i zëvendësminstres së Drejtësisë, Vesna Mikiç, ka thënë se ai ka të drejtë të shkarkojë ministrat dhe zëvendësministrat, por mënyra se si e bëri atë tregon se është “larg nga normat demokratike në Kosovë “.

Kujtojmë se kjo e fundit u shkarkua pasi shkruajti në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”.

Ndërkohë ajo njoftoi se do të shkojë në punë sot dhe do të kërkonte një zgjidhje personalisht për inspektim.

“Isha në atë vend për shkak të popullit tim dhe nëse bëra një shkelje duke thënë se Serbia po luftonte kundër terrorizmit shqiptar, le të ma dëshmojnë të kundërtën”, tha ajo për “RTS”.

Shpërndaje
Share.

Komento