Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Boll me mallkime”, Rama vulos vendimin: Riatdhesimet do fillojnë të shtunën, por nuk heqim dorë nga ky kusht

16:43 15/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama, teksa prezantoi paketën e dytë ekonomike për përballimin e situatës nga koronavirusi, dha një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Rama tha se riatdhesimet do të nisin brenda kësaj jave, por qytetarët duhet të paguajnë vetë për biletën dhe hotelin.

Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve: “Brenda kësaj jave rinisim riatdhesimet”

Pasditen e djeshme Rama ka njoftuar sërish në Facebook se në fund të javës do fillojë operacioni i dytë ri riatdhesimit për emigrantët që duan të kthehen në Shqipëri.

Ai ka publikuar një video të ministres së Infrastrukturës, Belin Balluku, e cila ka prezantuar planin.

Qeveria prezanton planin e riatdhesimit: Ja si do bëhet kthimi dhe ku do akomodohen

Më vonë mbrëmjen e djeshme Belinda Balluku, në një lidhje me Skype për “Opinion” ka bërë me dije destinacionet e tjera nga do të riatdhesohen shqiptarët e mbetur jashtë vendit.

Ministrja bëri të ditur se fluturimet do të përcaktohen në bazë të kërkesave të qytetarëve shqiptarë, ndërsa kur të mbërrijnë në Shqipëri do të karantinohen në një hotel dhe qëndrimi sipas saj do kushtojë 25 mijë lekë të vjetra.

Riatdhesimi, ministrja Balluku jep detaje: Ja sa do t’ju kushtojë qëndrimi në hotele

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën e riatdhesimit të shqiptarëve, duke thënë se rruga e riatdhesimeve do të hapet të shtunën, ashtu siç ishte premtuar, por thekson se nuk do të tërhiqen nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama sjell shembullin e Singaporit dhe thotë se atje situata e pandemisë u përkeqësua kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i’u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen.

Statusi i Ramës
Një shembull konkret pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar:
Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin mē të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i’u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet. Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe njëçikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit! I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë. Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157645318876523/

Etiketa: edi ramakoronavirusiriatdhesimi

Të lidhura

Tirana mirëpret sot Samitin e  Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët
Aktualitet

Tirana mirëpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

Tirana mirëpret sot Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që për herë të parë zhvillohet në një vend të...

08:48 16/05/2025
Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën
Aktualitet

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e së premtes në zonën e “Bulevardit Zogu i Parë” në kryeqytet. Një automjet...

08:27 16/05/2025
Para

Planifikuan sulme edhe në Shqipëri: Arrestohen 5 terroristë të ISIS në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tirana mirëpret sot Samitin e  Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

Tirana mirëpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

08:48 16/05/2025
Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

08:27 16/05/2025
Mbi 110 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Mbi 110 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

08:13 16/05/2025
Horoskopi sot: 16 Maj 2025

Horoskopi sot: 16 Maj 2025

07:55 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.