Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë probleme edhe për rrugët e vendit. Gjatë natës, mësohet se ka pasur rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd.
Nga fotot e siguruara, duket masivi i gurëve që kanë rënë nga faqja e malit, duke bllokuar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.
Kjo ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
/GazetaReforma.com/