fbpx

Bledi Çuçi i merr LSI-së “Miss Tepelenën”, ish-deputetja e opozitës kalon me PS-në

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili shkruan “LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”.

Ndër të tjetra ai shkruan se Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare.

“Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim. #BashkëMePartinëSocialiste ??#PërShqipërinëQëDuam”, shkruan Çuçi.

Eidola Braha iu bashku partisë Lëvizja Socialiste Për integrim dhe në vitin 2013 mbante fjalime elektrizuese, teksa u kërkonte qytetarëve votat për partinë ku bënte pjesë.

Ajo ka mbajtur postin e kryetares së LSI-në Tepelenë, ku dhe është cilësuar edhe si ‘miss Tepelena’, pasi ka rënë në sy për bukurinë dhe paraqitjen e saj gjithmonë në formë. Braha njihet dhe për miqësinë e saj me Vangjel Tavon, deputetin e LSI-së në Gjirokastër i cili e promovoi në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017. /Gazetareforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento