Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BIRN: Tetë zyrtarë të lartë të Veliajt nën akuzë, fituan dhjetëra tendera

13:30 29/03/2024
Reading Time: 4 min lexim

Tetë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC.

Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjykata ka vendosur gjithashtu arrest me burg edhe për Taulant Tushën, një tjetër ish-drejtues i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit që ndodhet aktualisht në qeli për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sipas njoftimit të SPAK, kompania e cila kontrollohej nga Qato dhe Molla është 5D Konstruksion, e cila në QKB është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit.

Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022.

Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh. Kompania ka fituar tenderë të tjerë përpos këtyre në formën e bashkimit të operatorëve. Tenderi më i madh është fituar në vitin 2022 me objekt “Rehabilitimi i Qendrës së Kinostudios” me vlerë kontrate 414 milionë lekë.

Prokuroria sqaron se hetimi për këto afera ka filluar kryesisht në prill të vitit 2023 dhe një muaj me vonë është regjistruar një tjetër procedim bazuar në kallëzimin penal të kryer nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Të dyja procedimet janë bashkuar në një dosje të vetme.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që Redi Molla ka ushtruar funksionin e drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k e zotëruar prej tij, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a..

“Në këto procedura prokurimi shtetasi R.M. ka patur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni shtetasin M.Q. që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në vijim, thuhet se është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, kompania e zotëruar prej tij ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik katër procedura prokurimi. Në këto procedura, Qato ka patur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Hetimi ka zbuluar se shoqëria e zyrtarëve Molla e Qato, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik edhe nga drejtoritë e tjera të Bashkisë së Tiranës.

Sipas prokurorisë, janë krijuar dyshimet të arsyeshme se Taulant Tusha, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO ka favorizuar në disa procedura prokurimi kompaninë e zotëruar nga Molla dhe Qato, duke i krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë garuar, duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.

5D Konstruksion ka fituar gjithashtu tendera nga Tirana Parking dhe Klubi Sportiv “Tirana”, dy ente në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke u favorizuar nga drejtueset e këtyre institucioneve. Eglantina Zere, titullare e Tirana Parking dhe D.K nga Klubi Sportiv Tirana dyshohen për veprën e shkeljes së barazisë në tendera dhe përveç detyrimit për paraqitje, gjykata i ka pezulluar ato nga ushtrimi i detyrës.

Nga hetimi ka rezultuar se Zere ka pasur komunikime direkte me administratorin e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., Nestor Muhametllari dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të kësaj shoërie të zotëruar nga Molla e Qato.

Për shtetasit Enton Punavia, Julian Zanaj dhe Albano Janku është caktuar masa e sigurimit personal “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Po ashtu është lënë në detyrim paraqitje Nestor Muhametllari, i akuzuar për “korrupsioni aktiv”./BIRN

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BIRNerion veliajnë burgSPAKtendera publikezyrtare te larte te bashkise

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, publikohen emrat

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, publikohen emrat

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English