Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Bilbilfryrësit” sinjalizuan 12 raste në 2024, pjesa më e madhe në privat

09:30 29/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
"Bilbilfryrësit" sinjalizuan 12 raste në 2024, pjesa më e madhe në privat

Në vitin 2024 sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe private raportuan 12 raste për tu hetuar më tej nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Në raportin vjetor të këtij Inspektorati analizohet se pjesa më e madhe e sinjalizimeve vijnë nga privati dhe konkretisht nga një kompani kurse dy të tjera përfshijnë institucione publike.

Sipas ligjit të vitit 2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar, detyrimin për të përcaktuar një person përgjegjës e ka çdo institucion publik me 80 të punësuar dhe çdo institucion me 100 të punësuar.

ILDKPKI raportoi se në analizim të raporteve të paraqitura të sektorit publik, në total 182 raporte vjetore konstatohet se, në 2 njësi përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste, në kuadër të ligjit. E para Ministria e Drejtësisë: Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Ministrisë së Drejtësisë raporton se gjatë vitit 2024 ka regjistruar dhe trajtuar 1 rast sinjalizimi dhe kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja.

I dyti Autoriteti i Mediave Audiovizive: Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive raporton se gjatë vitit 2024 ka regjistruar dhe trajtuar 1 rast sinjalizimi. Në përfundim të hetimit administrativ nuk ka rezultuar të jenë kryer shkelje ligjore.

Ndërkohë në lidhje me Njësitë Përgjegjëse pranë sektorit privat, janë marrë dhe administruar 258 raporte sinjalizimi, nga të cilat rezulton se 234 Njësi Përgjegjëse kanë paraqitur raportet brenda afateve ligjore.

“Në analizim të raporteve të paraqitura,

konstatohet se në 1 Njësi Përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste sinjalizimi. Bëhet fjalë për kompaninë “Sisal Albania” sh.p.k. Gjatë vitit 2024 raportohet të ketë pasur 10 raste sinjalizimi, nga të cilat, për 3 prej tyre ka përfunduar hetimi administrativ, ndërsa 7 raste janë ende në proces hetimi” thuhet në raportin e ILDKPKI.

Sipas institucionit në përfundim të hetimeve administrative, për procedurat të cilat kanë rezultuar të kryera në shkelje të kuadrit ligjor të zbatueshëm, është aplikuar masë administrative “gjobë”, ku për periudhën 2017 – 2024, në total, janë marrë 13 masa administrative, si dhe në çdo rast është kërkuar ndaj titullarit të institucionit, marrja e masave për zgjidhjen e situatave të paligjshmërisë./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ILDKPKI

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Amnesty: Në Shqipëri gazetarët kërcënohen nga krimi i organizuar

Amnesty: Në Shqipëri gazetarët kërcënohen nga krimi i organizuar

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English