Bilanci në 24 orë/13 viktima si pasojë e Covid-19, qindra raste të reja infektimi!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike me anë të njoftimit zyrtar, përditësimin në 24 orët e fundit të rasteve dhe viktimave nga covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e covid-19, si dhe janë regjistruar 782 raste të reja infektimesh me koronavirus.

Brenda 24 orëve janë shëruar 572 persona ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë janë shëruar   20.484 persona.

Ndërkohë numri total i të prekurve nga pandemia që prej fillimit të saj, ka shkuar në 40.501 persona.

Në situatën aktuale, në 4 spitalet Covid, deri në këto momente, po trajtohen  480 pacientë, ku 33 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa  14 pacientë të tjerë janë në  intubim.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,

31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,

23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,

18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,

10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,

7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,

5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,

1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         782

Të shëruar ne 24 orë      572

Të shtruar në spitale     480

Humbje jete në 24 orë    13

Testime ditore         2.256

Testime totale        197.062

Raste pozitive         40.501

Raste të shëruara    20.484

Raste Aktive          19.165

Humbje jete               852

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10282

Durrës  1320

Elbasan  794

Fier  1455

Korçë  982

Vlorë  953

Shkodër  844

Lezhë  742

Berat  649

Kukës  397

Dibër  213

Gjirokastër  534

 

Shpërndaje
Share.

Komento