Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Një humbje jete dhe 15 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike shifrat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit fatkeqësisht nuk e ka fituar betejën me virusin e  rrezikshëm 1 pacient në Kosovë, ndërsa nga 2.144 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 15 qytetarë.

Lajm i mirë është se në orët e fundit e kanë fituar betejën me virusin 11 qytetarë. Kujtojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të mos neglizhojnë masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

20 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës.

Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549.

Në total numri i rasteve aktive është 107.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!