Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, shënohen 8 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë publik bilancin e orëve të fundit në Kosovë lidhur me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit  janë kryer 2,133 testime në të gjithë territorin e vendit ku kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 8 qytetarë. Gjithashtu nuk është raportuar asnjë humbje jete fatmirësisht. Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 32 qytetarë. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë iu bënë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri, masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i MSH’së:

13 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.

Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.

Në total numri i rasteve aktive është 108.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!