Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë regjistruar

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Ndërsa nga 2.288 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me virusin e  rrezikshëm, 48 qytetarë.

Lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me virusin 5 persona nga koronavirusi. 2 mijë e 266 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e COVID-19. Gjithashtu numri total i rasteve aktive është 582 persona. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e viruseve të reja që janë në qarkullim. Gjithashtu iu ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID.

 Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.288 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665.

Në total numri i rasteve aktive është 582.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!