Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Katër punëtorë kanë rënë nga skela. Ata ishin duke punuar në një pallat në kryeqytet, ku po merreshin me rikonstruksionin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, pranë parkut të Tiranës.
Tre prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa një i katër është në gjendje më të mirë shëndetësore. Ndërsa dy prej punëtorëve mësohet se janë në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur disa minuta më parë.