Bie nga lartësia/ Humbet jetën punëtori në stadiumin “Arena Kombëtare”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, ku një 40-vjeçar, punëtor në stadiumin “Arena Kombëtare”, ka humbur jetën.

Mësohet se personi që ka humbur jetën është N.I, i cili gjatë paradites ka qenë duke punuar në ambientet e stadiumit, kur ka rënë nga lartësia.

Sipas Informacionit paraprak të Policisë, viktima është transportuar në gjendje të rëndë në Urgjencë, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Ende nuk ka një version të plotë të ndodhisë apo shkakut të ngjarjes, megjithatë uniformat blu tashmë ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento