Instituti i Shëndetëtit Publik ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Nga 1.442 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 23 qytetarë. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 3 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 591 qytetarë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 591 qytetarë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.
Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.
Në total numri i rasteve aktive është 3.605.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!