“Bie” May/ Deputetët britanikë votojnë për të tretën herë kundër saj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marrëveshja e kryeministres Theresa May me Bashkimin Evropian, duke vendosur si datë përfundimtare të tërheqjes, datën 22 maj ka marrë “JO”-në e tretë nga deputetët britanikë.

Humbja u shënua nga 344 vota kundër dhe 286 pro, me një diferencë prej 58 votash.

Pas kësaj Mbretëria e Bashkuar nuk ka një afat për të lënë BE-në me një marrëveshje.

May e cilësoi rezultatin si një keqardhjeje të thellë, duke shtuar se ka frikë se po i arrijnë kufijtë e këtij procesi në këtë Dhomë.

Shpërndaje
Share.

Komento