Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Betonizimi i Jugut/ Gentian Sula i ‘AgiKons’ dhe Luani i ‘sallamit’ gati ndërtimin në Kakome. Banorët e Nivicës nisin protestat

22:31 13/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Vetëm pak muaj më parë, më saktë në qershor të këtij viti, qeveria “Rama” u hapi “dritën jeshile” disa biznesmenëve të konsideruar ndryshe edhe si “oligarkë” afër pushtetit, për të betonizuar me “resorte turistike” disa prej perlave të Rivierës së Jugut.

Drimadha, Himara, Jali, Kakomeja por edhe disa zona në bregdetin e Adriatikut, do të shëndrohen që këtë dimër në kantiere ndërtimi, ku do shpyllëzohen qindra hektar dhe do t’i hapin vendin hekurit dhe betonit.

Është fjala për të ndërtuar të paktën 6 resorte të reja turistike, nga disa biznesmenë të njohur për marrje tenderash nga qeveria, të cilët do të betonizojnë disa prej perlave të Jugut të Shqipërisë.

Aktualisht që po flasim, “Gazeta Reforma” ka mësuar nga lexues të saj, e komopania e përbashkët e biznesmenit Gentian Sula dhe Luan Leka, kanë nisur hapjen e një kantieri në gjitrin e Kakomesë në Nivicë afër Sarandës.

Edhe pse aty nuk janë zgjidhur ende problemet e pronësisë mbi tokën dhe ku banorët e zonës pretendojnë se janë ata pronarë të tokave, oligarkët e betonit ja kanë nisur punës pa humbur kohë.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në qershor lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për disa resorte e komplekse turistike në bregdet. Bëhet fjalë për një projekt në Kakome, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj.

Leja e parë për “Kokome Bay Resort” nuk është një projekt i ri, ai flitet prej vitesh por që në hapat e parë kur u shfaq interesi nga investitoët, u shoqërua me përplasje të shumta lidhur me pronësinë e tokës. Përplasja lidhet me pretendimin për tokën shtet dhe atë të banorëve të zonës.

Kakome Bay Resort

Projekti në Kakome

“Kakome Bay Resort” është dizejnuar në një sipërfaqe 290 mijë m2 në një nga gjiret më të bukura në vend. Sipas të dhënave të projektit jo më shumë se 10.5% e gjithë sipërfaqes do të përdoret për ndërtim dhe lartësia maksimale e ndërtesave, do të jetë jo më shumë se 2 kate.

“Riviera Kakome” ka shpenzuar deri tani 3 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës së aksesit në zonë. Sipas vendimit, leja e zhvillimit është për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues z. Luan Leka (pronar i kompanisë ‘EHW’), shoqëria “AgiKons” sh.p.k me pronar Gentian Sulën dhe investitori i tretë Dritan Çelaj.

 

Dhunimi i Himares: Stone Beach ne Qeparo

Ndërkohë që biznesmenët Luan Leka dhe Gentian Sula janë shumë të njohur, biznesmeni Dritan Çelaj, është një personazh më pak i përfolur.

Sigurimet, Çela: Problem vendimet e gjykatave | 24 ore lajme

 

Fajin e ka… Shaban Memija

Shaban Memia, ish-kreu i ALUIZNI-t në kohën që PD ishte në pushtet, u kallzua penalisht për gjirin e Kakomesë.

Ai akuzohet nga banorët e fshatit Nivicë se privatizoi 15 vite më parë pronat e tyre, duke ia dhënë një biznesmeni për një fshat turistik fantazmë.

20 hektarë nga 110 hektarë që rrethuar biznesmeni sipas tyre u përkasin banorëve të fshatit. 1005 banorë të fshatit Nivicë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Sarandës, Shaban Meminë, po ashtu edhe tre prokurorë të Sarandës, pasi ka dy vite që mbajnë peng dosjen e Kakomesë.

Para depozitimit të kallëzimit penal, banorët e Nivicës, protestuan sot para Prokurorisë së Sarandës, duke i kërkuar ndihmë kryeministrit të ndërhyjë për ta zgjidhur këtë çështje.

Banorët pretendojnë se në mënyrë të qëllimshme ASHK Sarandë, nuk ju ka dhënë certifikatat.

Në total, banorët e Nivicës zotërojnë AMTP për rreth 464 ha tokë, por ende asnjë banor nuk ka dokumente pronësie.

Komuniteti i Nivicës përfaqëson një rast unik të përpjekjeve për të regjistruar pasurinë, përfshi këtu dhjetëra seanca gjyqësore, protesta dhe sorollatje nga një institucion në tjetrin.

Kakome Bay Resort - Riviera shpk | ACP

Kakome Bay Resort

Artan Lame i përfshirë edhe në copëtimin e pronave në Jug

Banorët në fshatrat e Rivierës së Jugut, akuzojnë qeverinë “Rama” se po u vjedh dhe betonizon pronat. Nga Palasa në Kakome, janë me dhjetëra gjyqet dhe dëshmitë e personave që pretendojnë pronësinë dhe deklarojnë se, shteti nuk po u regjistron tokat, pasi ua ka dhënë ato njerëzve me pushtet e para.

Banorët pohojnë se mos regjistrimi i pronave po i fut në konflikte. Por edhe këtu shfaqet kreu i Agjencisë Shtetërore të Pronave, Artan Lame, i cili ka deklaruar disa kohë më parë se, ka një plan për regjistrimin e pronave në Jug.

Sipas tij, Kadastra e Vlorës do të ristrukturohej pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të drejtuesve vitin e fundit.

Regjistrimi sipas Lames do të bëhej nga ekipe nga Tirana me matje në terren dhe hedhje të të dhënave në një hartë të përbashkët. Aty pritej të dilnin në dritë mbivendosjet dhe abuzimet që pretendojnë banorët.

Lame dha detaje gjithashtu edhe për sherrin në Lukovë, për të cilin ai vet publikoi videon, ku banorët e largonin nga mbledhja. Sipas tij, e bëri këtë për të treguar se mbi çfarë klime po punohet në Jug, ku është në lojë pronësia e tokave të bregdetit.

Askush nuk di të thotë një afat të saktë kur mbaron hipotekimi i pronave në Jug, por një gjë është e sigurt, ajo hartë do nxjerrë në dritë shumë konflikte të vjetra e të reja. Gjithmonë nëse ky proces nuk dështon për të tretën herë radhazi.

Në Jug vijon masakra e plazheve

Ashtu si për resort-plazhin “Green Coast Resort” të biznesmenit Samir Mane edhe për resortin “Drymades Inn-Dhërmi”, të “oligarkut” Milo Gjikuria, ligji nuk vepron, pasi ky i fundit ka shkatërruar një nga plazhet më të bukura të bregdetit të Jugut.

Që prej datës 25 maj 2020, ky resort është hapur, duke sulur rruspat e duke shkatërruar bregun e parajsës, ndërsa policia e shtetit dhe policia Bashkiake e Himarës, bëjnë sikur nuk shikojnë, mbasi kanë marrë urdhër të mos e ndalojnë.

Jashtë sipërfaqes së resortit “Drymades Inn-Dhërmi”, të oligarkut Gjikuria, nuk lejohet të fillojë as pastrimi i plazhit, e as plazhi nga biznese dhe individë, madje as qëndrimi dhe shëtitja buzë detit.

Por lejohet tek plazhi “Gjikuria”, që është në ortakëri me një ministre të pushtetit edhe një agjenci turistike.

Sipas një videoje të publikuar disa kohë më parë nga portali “Pamfleti”, evidentohet shkela e ligjit në resortin bregdetar “Drymades Inn-Dhërmi”, ku shefat e pushtetit kanë “suita intime”.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Gentian SulaKakomeLuan Lekaresort

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Ermal Fejzullahu tregon për herë të parë arsyen e refuzimit të bashkëpunimit me Fifin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.