Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha thirrje të rinjve: Në 11 maj të trimfojmë mbi të keqen

21:02 12/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me të rinjtë e shkollës politike të FRPD-së, deklaroi se më 11 maj shqiptarët do të fitojnë betejën kundër së keqes.

Ai theksoi se PD-ja dhe të rinjtë nuk pranuan që sovraniteti i brendshëm të nëpërkëmbet, duke refuzuar idenë që qytetarët të reduktohen në “zero” përballë një individi të vetëm.

Sipas tij, pushteti që duhet të buronte nga qytetarët, ishte përqendruar tërësisht në duart e një diktatori.

Berisha shtoi se kohët e fundit është bërë një përpjekje për të transferuar edhe atë pjesë të pushtetit që i takonte opozitës në favor të qeverisë, por demokratët dhe të rinjtë e kanë kundërshtuar këtë tentativë.

“Lider do të thotë të mbrosh të vërtetën dhe të vërtetën e mbron ai, i cili është vetja e tij. Për mbrojtjen e të vërtetës ka edhe një porosi sa tokësore, aq edhe hyjnore. E thashë hyjnore sepse ishte një porosi që e dha në kohë Papa Gjon Pali II, ‘Mos kini frikë’. Papa Vojtila ishte një kardinal polak dhe e vërteta është se rrëzimit të diktaturës i priu kombi vigan polak.

Papa, në një meshë historike, lëshon kushtrimin, mos kini frikë dhe kjo thirrje u shndërrua në një moto kryesore me të cilën u përmbysën diktaturat. Ju nuk patët frikë, ju qëndruat, tani do u nxjerrim frikën të tjerëve. Lider do të thotë të prish me guxim. Mos harroni kurrë se njeriu është psikologjia e tij. Kaq është njeriu.

Dhe në qoftë se ti vendos t’ia shkatërrosh, ti nuk bën gjë tjetër veçse shoferin e dehur që merr jetë në rrugë. Nuk i shkatërrohet tjetrit psikologjia, i ndryshohet tjetrit psikologjia. I ndryshohet me logjikë, me njerëzi, me respekt, me biseda, me bashkëbisedim, me dialog.

Dhe unë pres nga ju, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që PD ka vendosur që fushatën elektorale t’ua dorëzojë ju, nuk ka interlokutorë më të shkëlqyer se jeni ju.

Ndaj edhe në këtë aspekt, si liderë do afroheni me çdo shqiptar duke ballafaquar ato që mbroni ju dhe ato që ai ndan gabimisht.

Asnjë revolucion, asnjë diktaturë nuk është rrëzuar nga askush tjetër veçse nga rinia.

Ndaj dhe duke e mbyllur këtë fjalë, se sot keni edhe shpërndarjen e diplomave, një akt solemn i kurorëzimit të kësaj shkolle, ju ftoj të kalojmë në një betejë epike, në një betejë që do shpëtojë Shqipërinë nga diktatura më e keqe.

Europa ka njohur diktatura naziste, Europa ka njohur diktatura staliniste, ka njohur në të shkuarën e saj diktatura teokratike, por për herë të parë në historinë e saj Europa njeh një diktaturë droge, krimi dhe kjo është diktatura e Edi Ramës.

Ndaj dhe ne duhet të shumëfishojmë forcat tona, energjinë tonë, guximin tonë, të shpëtojmë Shqipërinë.

Ne e shpëtuam PD-në, ju e shpëtuat PD-në, shpëtuat opozitën shqiptare.

Sot shqiptarët kanë një opozitë të vërtetë sepse ju i qëndruat besnikë vetes tuaj, i qëndruat besnikë të vërtetave që besoni.

Sot duhet që me 11 maj, shqiptarët të triumfojnë mbi të keqen dhe të rikthejmë vlerat e demokracisë”, tha Berisha.

Etiketa: 11 majfrpdPartia DemokratikeSali Berishashqiptaret

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para
“Do bëjmë terror, thikën në fyt”, dëshmitë e vrasësve të 15 vjeçarit

“Do bëjmë terror, thikën në fyt”, dëshmitë e vrasësve të 15 vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.