Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste , pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata”, ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjen e tij, për akuzën e korrupsionit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa mbështet vendimin e SHBA ndaj Berishës.
Balla ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.
Postimi i Ballës
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS🇦🇱🤝🇺🇸 NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grat”, ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, i cili shkruan në një mesazh në “tëitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA. Ndër të tjera ai ka shkruar se aktet e korrupsionit t ë kryera nga ish-kryeministri Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten bashkë kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri.
Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën për shqyrtimin e...