Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha në prokurori, VOA: Hetohet për dhunën gjatë protestës së 8 Janarit

19:20 13/01/2022
Reading Time: 4 min lexim

Prokuroria e Tiranës mori sot në pyetje organizatorin e protestës së 8 janarit, ish kryeministrin Sali Berisha, mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. Ish kryeministri Sali Berisha u mor sot në pyetje për më shumë se dy orë nga prokurorët e kryeqytetit, të cilët po hetojnë dhunën masive, që shpërtheu gjatë protestës së organizuar prej tij fundjavën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike.

Zoti Berisha u tregoi gazetarëve detaje nga komunikimet me hetuesit, dhe përsëriti se “revolucioni vazhdon”, se “ndërtesa do të merret”, dhe se “protesta e të shtunës ishte paqësore”, ndonëse dhuna, që shpërtheu në selinë qendrore të Partisë Demokratike u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar tha të mërkurën në një intervistë për Zërin e Amerikës se qëndrimi amerikan për zoti Berisha është i qartë, dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht, çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Ai theksoi se përcaktimi nga SHBA si non grata i zotit Berisha ka të bëjë me korrupsionin dhe përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare, ta luftojnë korrupsionin kudo që ta identifikojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit. Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi edhe për deklaratat e djeshme në Zërin e Amerikës të zotit Escobar, i cili dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe theksoi se dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Zoti Berisha tha se kush mendon se po mbron Bashën duke e goditur atë, e ka gabim.

“E ftoj zotin Escobar të dërgojë pranë organeve përkatëse dokumentet që provojnë akuzat për korrupsion. Po ashtu e ftoj të rishikojë qëndrimin për të mbështetur Lulzim Bashën, sepse kjo është e gabuar” – tha zoti Berisha.

Pas zotit Berisha sot në prokurori u paraqit për hetimet mbi dhunën e të shtunës në PD edhe deputeti Flamur Noka, një tjetër organizator i protestës. Ndërsa nesër janë thirrur për dëshmi nga prokuroria kryetari i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, dhe sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Zotërinjtë Bardhi dhe Noka u përfshinë që ditën e parë në listën e personave, ndaj të cilëve nisi procedim penal nga prokuroria.

Partia Demokratike deklaroi sot pas komenteve të zotit Berisha në derë të prokurorisë, se ai ishte një “mashtrues kronik” për ngjarje që u panë botërisht, i cili gënjeu përsëri mbi “dhunën e planifikuar dhe urdhëruar prej tij”. Partia Demokratike theksoi në komentin e vet se “që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”.

Por sipas PD, “mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën, kur ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike”. Edhe më herët figurat kryesore të Partisë Demokratike kanë dënuar “gjuhën e urrejtjes me zë e figurë të përdorur nga Sali Berisha”, i cili “nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD nga mercenarët e tij”.

Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike më 8 janar, të cilat i nisi qysh atë mbrëmje, duke rrethuar ndërtesën për të mbledhur provat dhe ndaluan 34 persona, 5 nga të cilët janë në arrest shtëpie dhe “detyrim paraqitje” për pjesën më të madhe.

Të paktën 23 persona nga të ndaluarit ishin pjesmarrës në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, e cila përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme. Ndërsa 11 persona të tjerë, ishin përkrahës të zotit Basha që ishin në seli ditën e 8 janarit. Ndaj tyre pati dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë.

Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen nën kontroll të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Dhuna e shpërthyer u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë. Pas ngjarjeve të 8 janarit PD vendosi përjashtimin e zotit Berisha nga anëtarësia, ndërsa 9 deputetë të tjerë u përjashtuan apo pezulluan, një masë që u shtri dhe ndaj 19 mbështetësve të ish kryeministrit./VOA

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Raporti i Rreziqeve Globale 2022/ Shqipëria riskohet nga kriza e borxhit, mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe sëmundjet infektive

Raporti i Rreziqeve Globale 2022/ Shqipëria riskohet nga kriza e borxhit, mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe sëmundjet infektive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.