Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha lëshon akuza të forta për Ramën dhe Dvoranin, flet edhe për shpërndarjen e Parlamentit

13:31 20/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Pas përfundimit të takimit me Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha ka folur me tone të ashpra dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kapjen e KLP dhe KED.

Sipas tij, kreu i KLP ndodhet aty për t’i shërbyer Edi Ramës.

Ndër të tjera lideri historik i demokratëve tha se Ardian Dvorani është i vetmi gjykatës, që ka shkelur në mbledhje partiake.

“Në këtë takim me Presidentin diskutuam gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin, që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër, gjatë këtyre katër viteve, të paktën 20 herë më shumë Reformën në Drejtësi, sesa integrimin në BE. Është në detyrimin tuaj t’u thoni të vërtetën shqiptarëve, se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i ndrikullës së radarëve, që është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse kërkohet të jetë magjistrat, por jo kunat. Ai është aty për t’i shërbyer si skllav Edi Ramës. Cilido që dyshon, i bëj një pyetje: A mund të na thoni cili gjykatës, në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, ka shkelë në mbledhje partiake, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani, në mbledhjet e PS”, tha Berisha.

Përsa i përket shpërndarjes së Parlamentit, Berisha u shpreh se nuk e ka diskutuar këtë çështje me Metën, por nëse do të ishte president do ta kishte bërë.

“Nuk kam diskutuar për shpërndarje Parlamenti. Absolutisht do ta kisha shpërndarë. Ky Parlament në vlerësimin tim nuk mund të mblidhej kurrë në shtatorin që kaloi, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme, sepse Parlamenti është në thyerje të rëndë të Kushtetutës. Ai Parlament meritonte gozhdimin e dyerve që në shtator”, vijoi Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: berishadvoraniMetarama

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

U përplas për vdekje nga makina, ndërron jetë gruaja në Durrës

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English