- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetBerisha: Çdo shqiptar duhet që ta largojë një minutë e më parë...

Berisha: Çdo shqiptar duhet që ta largojë një minutë e më parë këtë kalbësirë

- Reklamë -spot_img

Pasditen e sotme Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon nga çdo shqiptar që t’i japin kryeministrit Edi Rama përgjigjen e merituar. Gjatë mbledhjes me deputetët e PD-së, Berisha u shpreh se skandali i fundit është arsyeja më e fortë se përse nuk duhet lejuar më Rama në pushtet.

‘Do mbetet në memorie jo për pak kohë. Unë mendoj se cdo shqiptar ka një detyrim madhor ti japë Ramës përgjigjen e merituar, para së gjithash se ai kontraktoi një vrasës me pagesë për ekzekutimin e opozitës. është kap tani nga drejtësia amerikane, ti japim një përgjigje të merituar, si një armik i egër i aleatit tonë kryesor. Si një njeri i pabesë që verbëria e pushtetit është esktreme saqë e bëri të aftë për cdo veprim që të qëndrojë në pushtet.

Cdo shqiptar duhet që të largojë një minut e më parë këtë kalbësirë nga pushteti. Del i zi e më i zi. Kemi denoncuar vjedhjen e votës nga ana e Ramës, nuk ka akt më antidemokratik. Kemi denoncuar skandale e skandale. Bota e qytetëruar është goditur, nuk ka vend që nuk do përmbyste një organizatë kriminale si ajo e djegsave, si ajo e portit të Durrësit, e 500 mijë eurove të Rozetës.’– tha Berisha.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë