Skip to content
Politikë

Berisha cakton datën e protestës së radhës

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 26 nëntor në Tiranë.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha theksoi se kjo do të jetë “protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”. Ai ftoi shqiptarët të mblidhen në Tiranë për një marshim të madh, duke shpallur se ora e saktë e protestës do të njoftohet më vonë.

Berisha e cilësoi protestën si një akt të domosdoshëm të mosbindjes civile, duke e konsideruar atë si rrugën e vetme për të ndarë vendin nga, sipas tij, “diktatura”.

 

“Në datën 26 protesta e ardhshme kombëtare. Më e fuqishmja që ka njohur më parë Shqipëria. Ftoj shqiptarët më datë 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Nuk ka tërheqje.
Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë.”, tha ai.