Skip to content
Politikë

Berisha 30 minuta në SPAK, ndërsa Malltezi thjesht 5 minuta

· 1 min lexim

Ditën e sotme Jamarbër Malltezi u drejtua drejt SPAK-ut për tu vënë në dijeni për akuzën ‘korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim dhe ‘pastrim parash’ lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv ‘Partizani’. Ai u paraqit në orën 14:00 në zyrat e SPAK-ut, por takimi i tij me prokurorët nuk zgjati më shumë se 5 minuta.

Me kapele në dorë dhe me dosjen e akuzës, pasi doli nga SPAK, Malltezi ashtu si vjehrri i tij sulmoi SPAK

“Duhen mëshiruar për ku e kanë ulur veten. Të njëjtat (akuza) që kanë nisur. Jemi në situata afërmëndsh” tha Malltezi.