Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bënë si “kapo” me policinë, shpallen në kërkim 4 persona nga Tirana

23:34 19/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Sot 4 të rinj nga tirana janë shpallur në kërkim pasi luajtën rolin e “rebelëve” me policinë.  Bëhet me dije se të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar në rrugën e Arbrit.  Automjeti me të cilin udhëtonin u ndalua pak metra më larg dhe të rinjtë u larguan me vrap. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën një krëhër kallashnikovi me 30 fishekë, një mekanizëm që shërben për blurje të lëndës narkotike dhe tre kapuçë në formë maskash.  Kontroll është ushtruar nga policia edhe në një banesë të braktisur në Martanesh ku dyshohet se do të shkonin katër personat.  Në këtë banesë u gjetën tre shtetas të tjerë dhe një sasi të vogël canabis sativa që po e përgatisnin në doza.  Tre shtetasit në banesën e braktisur u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Klos

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 persona nga Tirana që nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë tre shtetas të tjerë, lidhje shoqërore dhe të afërm të shtetasve të shpallur në kërkim të cilët u gjëtën në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh.

Sekuestrohet një automjet, një krëhër kallashnikovi me 30 fishekë, një mekanizëm që shërben për blurje të lëndës narkotike dhe tre kapuçë në formë maskash.

Strukturat hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe Postën e Policisë Klos, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që merrm me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë organizuar pika kontrolli me qëllim goditjen e tyre.

Si rezultat në rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë, Bashkia Klos, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Volsëagen’, ku udhëtonin 4 shtetas, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por janë ndaluar disa metra larg pikës së kontrollit dhe më pas kanë braktisur mjetin duke u larguar me vrap.

Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mekanizëm metalik që shërben për blurje të lëndës narkotike me mbetje të lëndës narkotike e dyshuar canabis sativa, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.

Si rezultat i hetimeve të thelluara bazuar dhe në inteligjencë informative u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :
E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” .

Po në vijim të hetimeve të thelluara shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ushtruan kontroll në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh ku dyshohej se do shkonin katër shtetasit e shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në këtë banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, tre shtetas të tjerë nga Tirana, konkretsht: E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë lidhje shoqërore dhe të afërm me shtetasit e shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën ku u gjetën këta tre shtetas gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël canabis sativa që po e përgatisnin në doza.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para
Horoskopi sot, 20 shkurt 2023

Horoskopi sot, 20 shkurt 2023

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English