Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bënë për spital punonjësit e IKMT, procedohen penalisht 9 banorë të Astirit

09:40 08/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia, pas sulmit ndaj punonjësve të IKMT ditën e djeshme.

Gjithashtu në kërkim janë 7 të tjerë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 35-vjeçar.

Banorët e Astirit, ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri tjetrin, goditën me gurë dhe sende të forta punonjësit.

Këto të fundit po bënin njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit, mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT.

Gjithashtu është dëmtuar edhe një automjet i policisë.

Njoftimi i policisë

Tiranë
9 të proceduar për sulmin me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë.

Më datë 07.11.2019, në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, rreth orës 10:45, një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 7 shtetasve: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestimastirIKMT

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Kejvina Kthella merret 10 orë në pyetje në Prokurori

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English