Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Begaj vizitë në Kalabri, pritje e ngrohtë nga arbëreshët

11:38 22/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur nga komuniteti arbëresh në “Spezzano Albanese”. Begaj është në ditën e dytë të vizitës në Kozenca të Kalabrisë dhe për t’i uruar mirëseardhjen Kreut të Shtetit, në Arbërinë kalabreze kishin mbërritur nga qytete të tjera italiane edhe qytetarë shqiptarë të ikur nga vendi gjatë viteve te fundit.
Pas përshëndetjeve dhe takimeve me ta, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në muzeun e “Spezzano Albanese”, në të cilin ruhet historia e komunitetit arbëresh.

Në takimet e zhvilluara me autoritetet vendore në “Spezzano Albanese”, kryetari i kësaj komune njoftoi iniciativën e përfshirjes së gjuhës arbëreshe në shkolla, nismë që iu premtua Presidentit Begaj edhe nga përfaqësues të Rajonit të Kalabrisë për shndërrimin në promotor të zbatimit të këtij projekti nga Këshilli Rajonal i Kalabrisë.
Një pllakatë e posaçme dedikuar vizitës së Presidentit të Shqipërisë, u zbulua sot pranë kolegjit “Sant’ Adriano”.

Kreu i Shtetit nderoi Kolegjin, nga i cili kanë dalë emra të njohur të botës letrare, akademike e intelektuale dhe atdhetarë si Luigj Gurakuqi e Aleksandër Xhuvani, e shumë të tjerë me kontribut si për Shqipërinë ashtu edhe për Italinë.
“Ky Kolegj ka nxitur diskutimin e temave të rëndësishme historike, që nga nevoja për liri e kombeve, te çështjet më bashkëkohore si ajo e domosdoshmërisë të bashkëjetesës ndërmjet kulturave. Kjo është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe arsimore në të gjithë Arbërinë italiane. Këtu u zhvillua veprimtaria e Institutit Ndërkombëtar të San Demetrio për Shqipërinë, i cili formësoi të rinjtë studentë nga vendi im dhe që edhe sot sheh mes lëndëve të tij mësimin e gjuhës shqipe. Nga Jeronim De Rada, që jepte gjuhën shqipe, deri te Anselmo Lorecchio, i cili ndihmoi në pranimin e shumë studentëve shqiptarë në këtë Kolegj, ju jeni një nga shembujt më frymëzues të kauzës për mbrojtjen e vlerave identitare,” – shtoi më tej Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u shpreh se: “Në një botë ku shpesh për fat të keq, shohim ngjarje tragjike të nxitura nga ndarje ideologjike, kulturore apo fetare, vende si Kolegji “Sant’ Adriano” mund dhe duhet të promovojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesës midis popujve dhe kulturave.”

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka solidariteti për ruatjen e marrëdhënieve Shqipëri – Itali, duke iu referuar shembujve historike të hapjes së dyerve për arbërshët shekuj me parë dhe me vonë për shqiptarët që ikën nga izolimi pas rënies së regjimit.

“Komuniteti arbëresh, si dhe ai shqiptar i ardhur dekadat e fundit në Itali, janë tregues i një vazhdimësie të lidhjeve të forta mes Shqipërisë dhe Italisë. Lidhjet e fuqishme historike, kulturore e njerëzore, duhet t’i përkthejmë edhe në një bashkëpunim më të gjerë dypalësh, me fokus në bashkëpunimin ekonomik, në sektorët e prodhimit, të tregtisë të produkteve cilësore agro-ushqimore, dhe padyshim në thellimin e shkëmbimeve kulturore, arsimore, sociale, e më gjerë”.

Begaj, nderoi me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Institutin Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë për kontributin që ky institut po jep për ruajtjen, mbështetjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe përmes veprimeve përbashkuese të të gjithë faktorëve ndikues të mundshëm.

Të lidhura

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës
Aktualitet

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të...

14:06 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Kosova dështon për të 40-tën herë të konstituojë Kuvendin

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të konstituohej, duke shënuar dështimin e 40-të në përpjekjet për të zgjedhur kryetarin dhe...

13:30 01/07/2025
Para
Zbardhen emrat e 6 ish-zyrtarëve të përfshirë në koncesionin e sterilizimit

SPAK publikon akuzat zyrtare ndaj Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

14:06 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kosova dështon për të 40-tën herë të konstituojë Kuvendin

13:30 01/07/2025
Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

13:21 01/07/2025
Ky është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

Ky është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

12:55 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.