BE pritet të rinisë fluturimet nga 15 qershori, ç’do ndodhë me Shqipërinë? 

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga çështjet më të diskutuara javët e fundit është hapja e kufijve ajrorë, teksa duket se në gjithë Europën po punohet për këtë gjë.

Megjithatë, duhet që vendet të bien dakord me njëra-tjetrën, pasi nuk mund të hapin kufijtë pa arritur në një koncensus mes tyre.

Pas 15 qershorit, pritet që Bashkimi Europian të nisë fluturimet ajrore për vendet anëtare.

Megjithatë, sipas Remzi Ejupi president i “Eurokoha” një mbledhje paraprake për vendimin do të zhvillohet më 8 qershor dhe në datën 15 do të vendoset se cilat shtete do të hapen.

“Në 8 qershor do të bëhet një analizë dhe më 15 do të të vendoset cilat shtete do të hapen. Mendoj që prioritet do t’u jepet vendeve të BE. Ndërsa jashtë zonës shengen, akoma nuk ka një vendim. Nëse planifikohet në datën 15 që të fillojnë operimet, do të jetë një kapacitet jashtëzakonisht i reduktuar. Muaji qershor është i përfunduar, planifikohet të shfrytëzohet diçka për muajin korrik dhe gusht”, tha Ejupi në “Opinion”.

Ndërkohë, Albana Nanaj tha se me Shqipërinë, Viena ka nisur rezervimet nga 15 qershori, Athina nga 22 qershori dhe fluturimet e tjera në korrik.

Shpërndaje
Share.

Komento