Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE miraton 64.5 milionë euro për investime dhe reforma në Shqipëri

14:51 25/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria ka marrë 64.5 milionë euro si parafinancim nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, një mbështetje financiare që synon të ndihmojë në zbatimin e reformave dhe investimeve për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e BE-së në Shqipëri përmes një postimi në rrjetin social “X”. Ambasadori Silvio Gonzato e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Plani i Rritjes forcon ekonominë, sundimin e ligjit dhe mbështet një Shqipëri më të gjelbër. BE-ja qëndron krah Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit,” u shpreh Gonzato.

Nga ky financim fillestar, 30 milionë euro janë dhënë si kredi koncesionare për buxhetin e shtetit për të mbështetur reformat, ndërsa 34.5 milionë euro të tjera do të injektohen në WBIF (Western Balkans Investment Framework) për investime në infrastrukturë.

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka e vlerësoi këtë financim si një shenjë besimi nga BE-ja ndaj progresit të Shqipërisë. Ajo theksoi se vendi është i motivuar për të vijuar reformat dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim.

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësinë të përfitojë deri në 922.1 milionë euro nga Fondi i Reformës dhe Rritjes, me kushtin që të zbatojë reforma në fusha si sundimi i ligjit, energjia e rinovueshme, ekonomia dixhitale dhe zhvillimi i sektorit privat.

Disbursimet e ardhshme do të varen nga përparimi në zbatimin e reformave të dakorduara me Komisionin Evropian. Nëse Shqipëria përmbush angazhimet e përcaktuara në Axhendën e Reformave, BE do të zhbllokojë fonde të tjera.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon të sjellë ekonomitë e rajonit më pranë BE-së, duke lehtësuar integrimin gradual në tregun e vetëm dhe duke u mundësuar qytetarëve përfitime të hershme nga procesi i anëtarësimit.

Ai përfshin një mbështetje financiare prej 6 miliardë eurosh për reformat socio-ekonomike dhe investimet strategjike në vendet e rajonit.

Aktualisht, Komisioni Evropian po vlerëson hapat e parë të reformave, të cilat, nëse përmbushen me sukses, do të sjellin disbursime të mëtejshme financiare për Shqipërinë.

Etiketa: BEfondeinvestime

Të tjera

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
Aktualitet

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
Para
“Do të të vras”/ Rrëfimi tronditës i 38-vjeçares së dhunuar nga bashkëshorti

“Do të të vras”/ Rrëfimi tronditës i 38-vjeçares së dhunuar nga bashkëshorti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.