Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BDI paralajmëron: Shfuqizimi i Balancuesit kërcënon të ardhmen

18:41 10/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mekanizmit të njohur si “Balancuesi”. Zëdhënësi i BDI-së në opozitë, Arbër Ademi, tha se një lëvizje e tillë “rrezikon” stabilitetin multietnik dhe harmoninë që Maqedonia e Veriut ka ndërtuar deri më tani.

“Ky vendim është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit, për Kushtetutën e vendit dhe për stabilitetin multietnik të vendit tonë, pasi institucionet kanë reflektuar realitetin tonë të përbashkët”, u shpreh Ademi.

“Balancuesi” ishte një mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe të duhur” të komuniteteve në institucionet shtetërore në këtë vend. Vendimi i 9 tetorit i Kushtetuesës prek edhe punësimet në administratën publike. Ademi e përshkroi deklarimin e përkatësisë etnike si një “element të domosdoshëm” për të garantuar përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve në vend.

Ademi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare “për ta mbrojtur të drejtat e garantuara me Kushtetutën dhe ligjin dhe për të siguruar që barazia dhe përfaqësimi të mbeten të paprekura”, duke paralajmëruar edhe protesta të mundshme nga BDI-ja dhe Fronti Europian.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pjesë e koalicionit të partive politike shqiptare në Qeveri, doli me një pretendim befasues përmes një statusi në Facebook ku tha se BDI ka  “urdhëruar gjykatësit” ta shfuqizojnë mekanizimin e “Balancuesit”, ndërsa premtoi se ky mekanizëm do të zëvendësohet me një ligj të ri “më të mirë”. Shfuqizimin e “Balancuesit” , kryeministri Hristian Mickoski e kishte deklaruar hapur dhe e kishte pjesë të programit zgjedhor të partisë së tij, VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BalancuesiBDIdestabilitetmaqedoni

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Nedim Bajrami para Çekisë: Duhet të dalim me pikë nga kjo sfidë

Nedim Bajrami para Çekisë: Duhet të dalim me pikë nga kjo sfidë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English