Skip to content
Kryesore

Bayerni dhe Interi fitojnë, City përballet me humbje

· 1 min lexim

Janë mbyllur shtatë ndeshjet e raundit të pestë të Ligës së Kampioneve, ku rezultuan fitore të ndryshme për skuadrat.

Bayern Munich fitoi minimalisht 1-0 ndaj PSG-së, falë golit të Kim në pjesën e parë. Interi mposhti Leipzig 1-0, me një autogol të Lukeba që i dha fitoren italianëve.

Barcelona mundi Brest 3-0, me golat e shënuar nga Olmo dhe dy gola të Lewandowski.

Arsenal regjistroi një fitore të thellë 5-1 ndaj Sportingut, ndërsa Atalanta shkatërroi Young Boys 6-1.

Manchester City shpërdoroi një avantazh të trefishtë dhe barazoi 3-3 ndaj Feyenoord në shtëpi.

Bayer Leverkusen triumfoi 5-0 ndaj Salzburg, duke shënuar një “manita” të pastër.