Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Batalioni i vjedhjeve dhe propagandës: Veliaj kolonel në liri, kolonel dhe në qeli

20:05 19/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Menduam se më në fund na shpëtuan sytë dhe veshët nga Veliaj tani që është pas hekurave. Por duket se Lali Euro s’ka ndërmend të na shqitet as nga qelia! Në vend që të reflektojë mbi akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, ai na servir mend për punët e qytetit nga burgu.

“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!” shkruan nga qelia.

Shfaqja e turpit nisi që në momentin e arrestimit. ABC News, News24 dhe Report TV na shërbenin “lajme” për aktivitete të kryebashkiakut gjoja në kohë reale, ndërkohë që ai po merrte rrugën për në paraburgim.

E gjithë kjo paradë e turpshme e medias dhe “yjeve” të Tiranës na kujton se si vepron sistemi i ndërtuar nga Veliaj. Si kukulla në duart e një mjeshtri të korruptuar, pseudo-artistët që kanë gëlltitur miliona nga fondet e bashkisë u aktivizuan menjëherë. Në një kor servil, u derdhën lotët e krokodilit për “transformuesin” e Tiranës.

Në listën e “VIP-ave” të blerë nga Lali Euro janë edhe ata që fillimisht dolën në protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Këta artistë që dikur ulërinin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore u shndërruan në kameleonë sapo panë shkëlqimin e parasë. Ndërgjegja e tyre u shit për disa kontrata nga bashkia, ndërsa godina historike u  bë rrafsh me tokën.

Në prapaskenë qëndron dosja e eventeve me protagonist Fatjon Sallakun, i transferuar strategjikisht prej Erion Veliajt nga Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale në Bashkinë e Tiranës. Sallaku u emërua shef i Eventeve dhe Emergjencave, duke mundësuar vjedhje në shifra marramendëse të parave publike. Çdo festival, çdo koncert u kthye në një lavazh gjigant për pastrimin e parave të qytetarëve.

Tani që gjyqi vazhdon, jemi dëshmitarë të një spektakli të turpshëm – një i akuzuar për korrupsion në shkallë të gjerë që vazhdon të na japë leksione qytetarie nga burgu. Një bandë propagandistësh që përdorin paratë tona për të na bindur se duhet të ndjejmë keqardhje për atë që na vodhi.

Ndërsa drejtësia (shpresojmë) bën punën e saj, sa gjatë do të vazhdojmë të paguajmë për propagandën e një njeriu që duhet të përballet me pasojat e veprimeve të tij? Sa gjatë do të vazhdojë ky batalion vjedhjesh dhe propagande të veprojë, tani me komandantin e tyre prapa hekurave?

/gazetareforma.com

Etiketa: erion veliajpropagandereformaeditorialSPAKvjedhje

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Absurditeti në Serbi: Të vdekurit shqiptarë figurojnë gjallë, identiteti në rrezik

Absurditeti në Serbi: Të vdekurit shqiptarë figurojnë gjallë, identiteti në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.