Kreu i PL, Ilir Meta, është pyetur nga gezetarët në konferencën që mbajti për mediat në lidhje me marrëveshjen e firmosur dje për bashkimin e opozitës. Në këtë marrëveshje nuk janë Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Lulzim Basha. Meta tha se nuk është ai iniciatori i marrëveshjes dhe se nuk e kishte vënë re që mungonte firma e tyre.
“Së pari mua më është propozuar një dokument si kreu i PL nga ana e PD, dhe ai dokument që është bërë publik, besoj se është shumë parimor dhe është në përputhje të plotë me objektivat e PL. Nuk kam parë fare se kush e ka firmosur këtë dokument. E kam firmosur sikurse do firmosja gjithçka pozitive që i shërben përpjekjeve të përbashkëta për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese dhe për një demokraci funksionale”, tha Meta.
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...