Bashkim me Shqipërinë? Flet Albin Kurti: “Nuk është projekt i imi”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Albin Kurti ka folur pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai iu është përgjigjur pyetjeve për tema të rëndësishme të aktualitetit siç janë dialogu me Serrbinë, pandemia dhe një projekt për bashkim me Shqipërinë. Ai ka mohuar që kjo e fundit të jetë ide e tij, teksa ka thënë se prioritetet e qeverisë së tij do të jenë punësimi dhe drejtësia.

“Së pari ai nuk është projekti i imi fare, domethënë është projekt i atyre që na kanë bërë këta që jemi, pra shqiptarë si komb në Ballkan, dhe kudo që ndodhemi në botë ekziston intenca e natyrshme historike e shqiptarëve për bashkim për shkak se ata janë të ndarë me dhunë dhe nga jashtë. Natyrisht ky është një problem i vjetër, mirëpo i cili ka pasoja edhe sot e kësaj dite. Prioritetet tona do të jenë drejtësia dhe punësimi ndërsa unë nuk ja mbyll derën në të ardhmen as intencës historike të kombit në njërën anë dhe as popullit si vullnet gjithnjë përbrenda kornizave paqësore e demokratike.”- ka thënë Kurti.

I pyetur nëse fitorja e Vetëvensojes do të ndikojë në marrëdhëniet me aleatët perëndimor, Kurti ka thënë se partia e tij është subjekti më pro perëndimor në mendime e orientim.

“Absolutisht jo. Nuk mund të gjeni një subjekt politik më pro perendimor, më demokrat, më të thellë në mendim gjithnjë në kuadër të orientimit perendimor euroatlantik dhe evropian.”

Kreu i LVV ka folur edhe për vaksinat duke thënë se nuk do të pranojnë doza nga Rusia, por vetëm nga Bashkimi Europian dhe Amerika.

“Ne këtë e shohim plotësisht vetëm në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të ulemi me Brukselin dhe do të diskutojmë se si Kosova e cila ka një lidhje të fuqishme me Brukselin, pa çka se është larg integrimit dhe antarësimit atje, ta bëjë mënyrën më të mirë për vaksinim sa më të madh dhe më të shpejtë.”- ka thënë Kurti.

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento