Bashkia Tiranë hap për Krishtlindje super tenderin 78 miliardë lekë, përjashton kompanitë e huaja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një super tender hapet ditën e Krishtlindjeve dhe mbyllet në datën e hedhjes së Kryqit në ujë, më 6 janar.  Është një garë për  fondin 7.78 miliard lekë ( të reja) ku shkeljet e ligjit nga bashkia Tiranë duken që në fillim. Tenderi zhvillohet me “procedurë të kufizuar” dhe afat jo sipas ligjit te prokurimeve.

Në fazën e parë të interesuarit vlerësohen në sistemin elektronik, në fazën e dytë konkurrimi bëhet me negocim në tavolinën e Erion Veliajt ballë për ballë me kontraktorin.

Kompanitë fituesi pritet të jenë rrethi i gushtë i Erion Veliajt, i cili që në fillim ka shmangur mbajtjen e garës ndërkombëtare siç e shkruan ligji për prokurimet. Asnjë kompani e huaj nuk do të arrinte të përgatiste një ofertë për 10 ditë, sidomos kur në mes janë festat e fundvitit

Tenderi

Vlera  e saktë e fondit limit të tenderit është 7 788 660 911,00 lekë. Lloji i Kontratës Publike që do të rezultojë në fund të garës është “Punë Publike (Marrëveshje Kuadër)”. Bashkia, në shkelje të ligjit ka zgjedhur llojin e “Procedurës së  kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar. Në fakt ligi kërkon procedurë të hapur ndërkombëtare.

Tenderi u njoftua më 23 dhjetor 2020 dhe ka si afat të fundit për dorëzimin e dokumenteve datën 6 janar 2021. Kompania që do të fitojë këtë punë të madhe publike do të bëjë  “Ndërtim dhe rikonstruksion të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë”. (Programi i Rindërtimit)

Vendi i kryerjes së punimeve, objekti i marrëveshjes kuadër janë Zona “Kombinat”; Zona “5 Maji”; Zall-Herr; Vaqarr; Pezë; Ndroq; Baldushk; Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Tenderi bëhet për paratë e vëna në dispozicion nga qeveria sipas VKM Nr. 375, datë 6 maj 2020 “Përdorimi i fondit të rindërtimit, për financimin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të infrastrukturës publike në funksion të rindërtimit të banesave individuale”. Pra, qysh nga ajo kohë Bashkia e Tiranës i kishte paratë, por i la t’i shpenzojë për Krishtlindje!

Shkeljet e tenderit

Duke qenë se është vlerë  e lartë monetare, këto tenderë janë ndërkombëtarë.  Sipas ligjit për prokurimin publik, në procedurën e hapur, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati për paraqitjen e ofertave është jo më pak se 52 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Megjithëse nuk është e mbështetur në ligj, procedura e kufizuar, e zgjedhur nga Bashkia Tiranë,  e ka afati minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje 20 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Nxitimi lidhet me paracaktimi i fituesit dhe përpjekja e hapur për përjashtimin e kompanive të huaja, të cilat nuk mund të përgatisin ofertat për 10 ditë dhe të paraqiten në tender, duhet të zgjojë nga gjumi Komisionin e Prokurorimeve dhe të mos lejojë këtë abuzim të hapur me paratë shtetit.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento